Përfaqësuesit e komunitetit Turk u mblodhën në punëtori
Punëtoria u organizua nga Zyra e Zëvendëskryeministrit të Tretë, përgjegjës për Çështjet e Pakicave dhe Bashkëpunimin, Fikrim Damka, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit turk.
Zyra e Zëvendëskryeministrit të Tretë, përgjegjës për Çështjet e Pakicave dhe Bashkëpunimin, Fikrim Damka, po vazhdon serinë e punëtorive në kuadër të temës “Bashkëjetesa në Kosovë dhe politikat gjithëpërfshirëse”.
Në këtë kuadër u organizua punëtoria që mblodhi së bashku përfaqësuesit e komunitetit turk, e cila u zhvillua me moton “Zgjidhje të përbashkëta për problemet e përbashkëta” dhe me pjesëmarrje të gjerë. Gjatë takimit u diskutuan çështjet politike, arsimore, kulturore dhe sociale që kanë rëndësi për komunitetin turk në Kosovë; u vlerësuan nevojat aktuale, sfidat dhe qasjet e mundshme për zgjidhje.
Kontributet dhe mendimet e pjesëmarrësve gjatë punëtorisë krijuan një bazë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunitar dhe zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse. Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e vazhdimit të platformave të tilla.
Shoqata Unioni Rinor i Kosovës u përfaqësua në këtë punëtori nga kryetari i shoqatës, Cengiz KOVAÇ.








